0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Godfrey: Isha prezent në takimin Thaçi-Vuçiq-Grenell në Berlin, biseduam për gjëra konkrete që mund t’i bëjmë

Rekomandime

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, në një intervistë për TV Prva ka folur për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se duhet të jenë palët ato që do të gjejnë një zgjidhje pasi sipas tij çfarëdo imponimi nga jashtë do të rezultonte me një zgjidhje që nuk do të ishte afatgjate. Godfrey gjithashtu ka folur për ngecjen e negociatave derisa ka zbuluar detaje nga një takim Thaçi-Vuçiq-Grenell në Berlin ku thotë se kanë diskutuar për gjëra konkrete që duhet bërë.

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka folur sot rreth çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bindura se duhet të gjendet një zgjidhje, por marrëveshja duhet të jetë midis dy palëve dhe jo të imponohet nga jashtë.

- Advertisement -

“Nëse do të fokusohemi në gjëra konkrete që janë në interes të dy palëve, atëherë mund të përparojmë”, ka thënë Godfrey për Tv Prva.

Godrey tutje ka thënë se janë të bindur që mund të gjendet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë por që një zgjidhje e tillë nuk mund të imponohet nga jashtë dhe se për të duhet të vendosin vetë Prishtina dhe Beogradi.

Siç tha ai, me të dy, ju mund të shihni se sa Uashingtoni është i interesuar t’i bëjë gjërat këtu.

- Advertisement -

Diplomati amerikan ka thënë se emërimi i Grenell dhe Palmer tregon se sa Washingtoni është shumë i interesuar për rajonin.

“Richard Grenell është një njeri energjik që beson se palët do të jenë më të motivuara nëse do të hiqen dallimet politike dhe nëse njerëzit do të kuptojnë përfitimet ekonomike që do të jenë si rezultat i stimujve ekonomikë që do të prezantojmë. Gjithashtu Matthew Palmer e kupton në detaje politikën, historinë dhe kulturën e këtij rajoni, jo vetëm në Serbi por në të gjithë rajonin”, ka thënë Godfrey tutje.

- Advertisement -

Godfrey gjithashtu në këtë intervistë për TV Prva është pyetur rreth asaj nëse SHBA’të po humbin ndikimin në dialog si pasojë e përfshirjes së Gjermanisë, megjithatë ai ka thënë se nuk e sheh dialogun në perspektiven e një beteje të interesave globale.

“Shpesh më pyesin nëse kjo është një betejë midis interesave globale. Unë nuk e shoh situatën si të tillë dhe mendoj se ne jemi aktorë udhëheqës të ndryshëm këtu të cilën jemi të interesuar të arrijmë të njëjtin qëllim, dhe ky është një rajon i qëndrueshëm që do të jetë në gjendje të prosperojë dhe të jetë një rajon i sigurtë”, theksuar Godfrey.

Ambasadori amerikan ka thënë se për zgjidhjen e problemit me Kosovën, Serbia duhet të mbështetet në forcat vetanake dhe të dialogojë me Prishtinën dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE’ja do ta ndihmojnë në realizimin e këtij qëllimi.

“Fokusi duhet të jetë në të ardhmen dhe jo në të kaluarën. Le të shohim të ardhmen dhe atë që është më e mira për Serbinë”, ka shtuar tutje Godfrey.

Ai tutje ka thënë se nuk është e rëndësishme se kush do ta zgjidh problemin por se si do të zgjidhet ai.

“Kush do të zgjidhe çështjen (dialogu Kosovë-Serbi) nuk është një pyetje e mirë për ne, por duhet pyetur si do ta zgjidhim problemin. Një zgjidhje e qëndrueshme mund të jetë vetëm ajo që palët do të arrijnë. Ne duam të mbështesim atë, ndërsa nëse përpiqemi të imponojmë një zgjidhje nga jashtë, ajo nuk do të jetë afatgjate”, ka potencuar ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.

Godfrey gjithashtu ka përmendur faktin se s’ka pasur dialog mes Prishtinës dhe Beogradit për gati 2 vjet që nga vendosja e taksës 100 %, derisa ka dhënë disa detaje për takimin Thaçi-Vuçiq-Grenell përgjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih ku thotë që edhe vetë ka qenë prezent.

Godfrey ka thënë se në atë takim janë diskutuar gjëra konkrete për gjërat që mund të bëhen sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Unë kam qenë i pranishëm në konferencën e sigurisë në Mynih kur Grenel u takua me Vuçiç dhe Thaçin dhe biseduam për gjëra konkrete që mundemi për të bërë, ” ka përfunduar Godfrey.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit