0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Studimi i fundit/ Edhe pse rezultojnë ende pozitivë, këta persona nuk e përhapin koronavirusin

Rekomandime

Autoritetet koreano jugore kanë rishikuar udhëzimet që rekomandonin se pacientët e shëruar nga koronavirusi, dhe që ishin liruar nga spitalet, t’i nënshtroheshin dy javëve të tjera karantinë.

- Advertisement -

Risia vjen pas një studimi, i cili ka evidentuar se pacientët e shëruar, por që rezultojnë sërish pozitivë, nuk mund të infektojnë më të tjerët. Kjo, pasi testet kanë pikasur fragmente të virusit tashmë të vdekur.

Ka qenë qendra koreane për kontrollin e sëmundjeve ajo që ka kryer verifikimet mbi 108 raste dhe ka bërë hetime epidemiologjike në 285 raste. Qëllimi ishte që të përcaktohej nëse pacientët duhet të hynin në karantinë për 14 ditë pasi të dilnin nga spitali.

Drejtori i kësaj qendre, ka shpjeguar se shkenvëtarët nuk janë në gjendje të shpjegojnë sidoqoftë përse disa pacientë, edhe pse të shëruar, vazhdojnë të rezultojnë pozitivë për koronavirusin. Ajo që ata kanë konfirmuar tashmë, është fakti se ata nuk janë më shpërndarës të virusit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit