Pikërisht në ditën kur nga Shtetet e Bashkuara erdhi lajmi inkurajues për vaksinën e koronavirusit, presidenti amerikan, Donald Trump ka promovuar ilaçin kundër malaries, si trajtim efikas ndaj COVID-19.
Trump tha se prej disa javësh merrte nga një pilulë çdo ditë, edhe pse ekspertët e shëndetësisë kanë shprehur shqetësimin mbi efekte të rënda anësore.
“Për aq sa vlen, unë e marr hidroksiklorokinën. Mund t’ua kisha thënë 3 ose 4 ditë më parë, por nuk pata kurrë shansin, pasi ju nuk më pyetët. Pyeta mjekun e Shtëpisë së Bardhë “Si mendon?”. Ai më tha: Nëse t’i dëshiron, unë jam dakord. Një sërë personash kanë marrë ilaçin, shumë punonjës të vijës së parë të betejës. Unë dua që qytetarët e këtij kombi të ndihen mirë, nuk dua që ata të sëmuren. Dhe ka shumë mundësi që ky ilaç të ndikojë pozitivisht, veçanërisht nëse merret në fillimet e sëmundjes”, është shprehur Trump. /