7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Intelegjenti” i LDK’së e parapërgatit opinioin: Ka tendencë të mos pranohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Rekomandime

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, duke mos përmendur emra, ka deklaruar se ditëve të fundit “është vërejtur se disa subjekte kanë shfaqur tendenca të mospranimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese” në rastin për dekretin e presidentit që të mandatojë Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër.

- Advertisement -

Pas Komisionit për Arsim, Abrashi ka thënë se është mirë që komisionet e Kuvendit kanë nisur së funksionuari. Ai ka thënë para gazetarëve se nëse dikush nuk i pranon vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk do t’i bënte mirë sistemit kushtetues të Kosovës.

“Komisionet kanë filluar të mblidhen dhe punojnë me kompetencat që kanë, fatkeqësia tjetër që seancat apo kuvendi nuk po punojnë me kapacitet të plotë dhe kjo ndërlidhet me vet mocionin e mosbesimit. Ne shpresojmë, pa dashur që kjo të tingëllojë si ndërhyrje që Gjykata Kushtetuese, shumë shpejt të marrë vendim në mënyrë që të hapet rruga proceseve tjera dhe funksionimit të Qeverisë dhe Kuvendit…Jo vetëm ne si LDK, por edhe partitë tjera duhet ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tash ditëve të fundit ose javëve të fundit ka pas vërejtje edhe të mijat personale se disa subjekte nuk i kanë pranuar vendimet ose kanë shfaqur tendenca të mospranimit të vendimeve ose vet aktgjykimeve në raste të veçanta dhe mendoj që kjo nuk është në rregull dhe nuk është mirë për sistemin kushtetues të Kosovës dhe ata të cilët nuk i respektojnë këto vendime, këto aktgjykime, nuk e respektojnë Kushtetutën po veprojnë jashtë rendit kushtetues të Kosovës”, ka thënë ai, raporton KP.

Dekreti i presidentit për Hotin kryeministër është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës që bëri Lëvizja Vetëvendosje, ish-partneri i LDK-së. LDK-ja, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, ka nënshkruar marrëveshje me AAK-në, Nismën dhe AKR-në për bashkëqeverisje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit