-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Thaçi: Kam mundur ta shpall gjendjen e jashtëzakonshme, por nuk kam dashur

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka mundur të shpall gjendjen e jashtëzakonshme por nuk ka dashur ta bëj një gjë të tillë, sipas tij, për të mos shkaktuar plasaritje politike.

- Advertisement -

Thaçi tha se kryeministri Kurti nuk ka qenë i koncentruar kur ka biseduar me të në telefon rreth kësaj çështje.

“Nëse dikush është i ngopur me kompetenca këto 20 vite, jam unë në Kosovë. Kurtin e kam thirrur në telefon. Nuk ka qenë i koncentruar në atë çështje të diskutoj. Kam kërkuar të mblidhet Këshilli i Sigurisë dhe të diskutohet. Pastaj ka qenë një ngurtësim i tij. Pavarësisht se ka qenë shumica në Kuvend për votimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nuk kam dashur të bëj ndonjë plasaritje politike ose institucionale”, ka deklaruar Thaçi në Rubikon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit