Sot pasdite në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku ishte i përfshirë këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu.
Ngjarja ka ndodhur si pasoj e një vet-aksidenti ku nuk ka patur të lënduar e as dëme materiale.
Pas aksidenti ka folur edhe këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu përmes disa postimeve në Instagram.
“Deshta me ju njoftu që kam qenë pjesë e një aksidenti, së bashku me disa anëtarë të familjes time. Të gjithë jemi shëndosh e mirë dhe nuk është diçka për me u bë tragjike”, tha ndër tjera Ermali.