11.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Vetëvendosje: Daçiqit i paska djegë reciprociteti, por pse e njëjta po i djegë edhe Thaçit

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se Beogradi dhe Prishtina janë larg nga rinovimi i dialogut, por edhe nga një zgjidhje finale.

- Advertisement -

“Ata kanë hequr taksat, por vendosën masa reciproke, që është edhe më keq sesa taksat”, tha Daçiq.

E lidhur me këtë deklaratë ka reaguar zyrtari i LVV-së, Adnan Rrustemi, i cili thotë se është e kuptueshme dhe e pritshme që Daçiqit i paska djegë reciprociteti më shumë se sa taksa.

Por ai shtron pyetjen pse e njëjta po i djegë edhe Thaçit dhe Klubit përreth tij.

- Advertisement -

“I paska djegë Daçiqit reciprociteti më shumë se sa taksa. E kuptueshme, e pritshme. Por pse e njëjta po i djegë edhe Thaçit dhe Klubit përreth tij?”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit