4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

E shpalli të vdekur koronavirusin, Ministri i Shëndetësisë i përgjigjet kryemyftiut që u martua me një grua 50 vjet më të re: Koronavirusi nuk ka vdekur

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me fotografitë dhe artikujt e publikuar nga festimi i djeshëm në objektet fetare dhe para tyre janë përsëri shqetësuese. Pavarësisht thirrjeve nga institucionet e kujdesit shëndetësor që të mos ketë tubime masive, respektim i masave në distancë dhe kufizimi i lëvizjes, kjo nuk ka ndodhur, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, Filipçe ka hedhur poshtë teorinë e kryemyftut të Maqedonisë së Veriut, Reisi Sulejman Rexhepi, i cili e shpalli të vdekur koronavirusin, ndërkaq i pari i Shëndetësisë në këtë vend thotë se ky virus as nuk ka vdekur e as nuk është zhdukur, andaj kërkon të ketë më shumë kujdes dhe respektim të masave.

“Unë e respektoj festimin dhe besoj fuqimisht se këto janë ngjarje të rëndësishme për të gjithë ne, pavarësisht fesë sonë. Por këtë vit, festat nëpër botë festohen në një mënyrë tjetër, duke vendosur shëndetin tonë të bashkëqytetarët tanë mbi të gjithçka.

Falënderoj qytetarët që iu përmbahen masave, dhe të cilët, për fat të keq, mund të vazhdojnë të jenë në rrezik për shkak të atyre që nuk i përmbahen.

- Advertisement -

Coronavirusi nuk është as i vdekur dhe as nuk është zhdukur. Ai është këtu dhe për fat të keq, problemi do të vazhdojë për sa kohë që ka nga ata që e injorojnë. E kam përsëritur shumë herë, por ja ku po e them përsëri”, shkruan Filipçe.

Ai shton se punëtorët e shëndetësorë nuk mund ta bëjnë këtë vetëm. Masat janë të mira dhe me kohë, por ato funksionojnë vetëm nëse respektohen, përndryshe nuk kanë asnjë efekt.

- Advertisement -

Dje, pas faljes së namazit të Bajramit, nga Shkupi Reis Sulejman Rexhepi ka thënë se coronavirusi Covid-19 ka vdekur dhe se ka shkuar.

“Ne kemi qenë të suksesshëm deri më tani, dhe duke mbajtur këtë lutje për Fitër Bajram, unë shpall fitoren ndaj virusit dhe e shpall të vdekur. Unë i uroj të gjithë muslimanët në vend për festën”, ka thënë kryemyftiu i Maqedonisë, Sulejman Rexhepi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit