Driton Tali, këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur profesorit të filozofisë, Blerim Latifit të cilin e quan “filozof i Hashimit”, duke iu referuar kështu si ish-këshilltari presidentit Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Facebook, Tali ka reaguar ndaj deklaratës së filozofit Latifi, i cili këshilltarin e Kurtit e ka quajtur “Driton Kali” dhe servil që ka pritur me orë të tëra para zyrës Thaçit, kryeministër i dikurshëm.
Sipas Talit, deklaratat e profesorit të filozofisë janë gënjeshtra, duke sqaruar çështjen e takimeve me presidentin Thaçi.
Madje, në po të njëjtin postim, Tali ka bërë të ditur se do ta padisë Latifin për, siç e quan ai shpifje ndaj tij.
“Se sa rrenca të paftyrë janë këta “filozofat e Hashimit” qe ja një shembull tipik.
Shihne se si rren pa fije turpi!
E keqja është se ky rrenc edhe ligjëron në fakultet?!
Nuk dua të flas për Naim Rustemin, besoj se ai vet do t’i pergjigjet.
Por unë Driton Tali, herën e fundit kur kam pasur takim me Hashim Thaçin apo dike nga afër tij, ka qenë sa isha deputet me 2010.
Zakonisht bëhej te byfeja e Kuvendin ku ne deputet pinim kafe.
Kurrë, ama kurrë hiç më pastaj, qoftë me 2012 apo me 2013 ose 2014…, as nuk kam pasur takim me Hashim Thaçin e as tentim për t’u takuar!!!
Prandaj, shihemi në gjyq, ku ti “filozof” i sjell faktet”, ka shkruar Tali në Facebook.
E gjithë kjo përplasje midis të dy palëve nisi nga një postim i Latifit në Facebook në lidhje me atë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është pronare e së vërtetës, duke numëruar kështu leksionet të cilat duhet të mësojë kjo parti politike, deklaratë kjo për të cilën pati reagime nga ana e këshilltarit të kryeministrit Kurti.