2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Vitia paralajmëron: Virusi do të bashkëjetojë me ne, maskat do të bëhen përditshmëri

Rekomandime

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference tha se koronavirusi do të bashkëjetojë me qytetarët dhe se kujdesi duhet të vazhdojë me vendosjen e maskave. Ai theksoi se maskat duhet të bëhen pjesë e përditshmërisë.

- Advertisement -

“Maskat duhet të jenë pjesë e përditshmërisë tonë, vendosni maska çdo herë e çdo kund. Mbani distancën kudo ku dilni e jeni, unë e kuptoj që jemi një shoqëri e lidhur me njëri tjetrin. Duhet ta dini që virusi kalon nga një shtëpi tek tjetra kur bëjmë vizita”, u shpreh Vitia.

Ai më tutje theksoi se duhet të shmangen sa më shumë vizitat familjare, duke përdorur vetëm telefonat e tabletat.

“Përdoni telefonat për të folur me njëri tjetrin. Prej se ka filluar kjo pandemi, unë nuk kam bërë asnjë vizitë familjare, përveç tek vëllezërit e mi dje, në oborr, e nuk kam qenë as tek prindërit e mi, por kam folur në telefon. Objektet fetare po hapen, por të njejtat masa duhet të merren”, tha Vitia./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit