Zyrtari i ambasadës turke bllokon një rrugë në Prishtinë, parkon ku s’duhet dhe vepron si “kapadai”

0
181

Njëra ndër rrugët më të frekuentuara në kryeqytet ajo “Rexhep Luci”, sot në mes të ditës është bllokuar nga një veturë zyrtare e Ambasadës turke në Kosovë.

Qytetarët kanë raportuar në IndeksOnline, se si kjo veturë ka bllokuar për disa qaste këtë rrugë, ndonëse aty ishte e vendosur shenja e ndalimit të parkimit.

Siç bëhet e ditur një qytetar i ka shpjeguar se ky nuk është vendi i lejuar për të ndaluar veturën, por se ky zyrtar kishte deklaruar se nuk i intereson për këtë.