Profesori universitar, Milazim Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me ushtruesin e detyrës të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveclën, shkruan Gazeta Metro.
Në një postim në Facebook, në lidhje me ”performancën” e paralajëmruar nga Vetëvendosje. Krasniqi tha se është në pritje ta dijë se kush ka organizuar këtë instalacion në shesh.
“Jam tue pritë me e ditë a jam organizator i instalacionit të sotëm në shesh, a jo. Normalitikisht, informatat i ka Kompetenti”, ka shkruar Krasniqi.
Deklarata e Krasniqi vie disa ditë pasi u akuzua nga Svecla se ai qëndron prapa organizimit të faljes së një grupi personash në shesh, të cilët shprehën pakënaqësinë për mos hapjen e xhamive.