Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani thotë se qeveria e kaluar a paguar për të shpërblyer Serbinë me territor të Kosovës.
“Qeveria e kaluar shpenzoi paratë e taksapaguesve për të lobuar ‘modifikimin e kufijve’, si për shembull për ta ‘shpërblyer’ Serbinë me territor të Kosovës, për veprimet e saj gjenocidale kundrejt njerëzve tanë.
Disa prej atyre që udhëhoqën këtë turp duan të kthehen dhe të na qeverisin përsëri,” u shpreh Osmani.