2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kush do ta mbajë Bajrakun? Kurti, Konjufca e Haxhiu nuk do të jenë më në Parlament

Rekomandime

Pas krijimit të Qeverisë së re, Vetëvendosje do të ketë numrin më të madh të deputetëve në Parlamentin e Kosovës, por do t’i mungojnë lojëtarët kyçë, që gjithmonë i kishte aty. Albin Kurti, Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu nuk do të jenë më pjesë e legjislativit pasi kanë hequr dorë kur janë bërë ministra. Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në shumicë përbëhet nga deputetë të rinj. Nga garda e vjetër aty do të jenë Liburn Aliu e Rexhep Selimi, që pritet t’i prijnë betejës me Qeverinë Hoti në Kuvend.

Fjalimet e replikat e deputetit të tri mandateve dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar, Glauk Konjufcës me kundërshtarët politikë në Kuvend, nuk do të mund të dëgjohen më nga podiumi i përfaqësuesve të popullit. Konjufca kishte marrë postin e kryediplomatit në Qeverinë Kurti dhe konsiderohet si një nga zërat më të fuqishëm të VV’së pas Albin Kurtit.

- Advertisement -

Sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, secili deputet që merr post ekzekutiv është i detyruar të dorëzojë mandatin. Konjufca ka qenë dhe nënkryetar i Kuvendit dhe largimi i tij do të jetë një hendikep për VV’në.

Madje këtij subjekti do t’i hiqet edhe pjesa argëtuese në “tempullin e demokracisë”, ku Konjufca kujdesej që t’i shkrijë së qeshuri bashkëpartiakët me fjalime dhe replika.

Albulena Haxhiu që aktualisht është ministre e drejtësisë në detyrë është po ashtu është dashur të largohet nga Kuvendi pas marrjes së postit në Qeveri. Zëri i saj është dëgjuar shumë shpesh në Kuvend, madje edhe kur nuk iu është lëshuar mikrofoni e dhënë fjala.

- Advertisement -

Haxhiu ka qenë prej deputeteve më të vërejtura edhe kur VV bënte opozitë duke përdorur edhe gazin lotësjellës si mjet.

Lëvizja Vetëvendosje me një humbje të tillë ishte përballur edhe pas zgjedhjeve të vitit 2017, kur ishte ndarë në dysh, kur iu kishin larguar edhe ata që konsideroheshin “si bisha politike të saj”, që tashmë janë pjesë e PSD’së, sic është rasti me Dardan Molliqajn që drejton këtë subjekt.

- Advertisement -

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i dha të drejtë Avdullah Hotit të LDK’së, për formimin e Qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje kthehet në opozitë edhe pa Albin Kurtin në Kuvend, që për tre muaj udhëhoqi ekzekutivin.

Bashkë me Kurtin që është edhe truri dhe motori i VV’së mungesa e të cilit do të jetë mangësi e madhe për opozitarizmin e VV’së, pozita ministrore kishin marrë edhe Arben Vitia dhe zëvendëskryeministri, Haki Abazi.

LVV ka në Kuvend 30 deputetë, e shumica prej tyre kanë fituar për herë të parë mandat. Në mesin e tyre, VV ka edhe deputeten më të re të Kuvendit në përgjithësi, 22-vjeçaren Fjolla Ujkani.

Deputetë për herë të parë janë ekonomisti Hekuran Murati, i cili garoi për herë të parë dhe doli i pesti më i votuari në parti, gazetari Mefail Bajqinovci, ish-zëvendësministri i turizmit në Shqipëri, Hajrullah Çeku, dhe i aderuari nga LDK’së, Shpejtim Bulliqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit