1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Bashkimi Evropian bën thirrje të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Rekomandime

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe shefat e misioneve të BE-së i ftuan të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e shpalli të ligjshëm dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re.

- Advertisement -

Përmes një deklarate për media, ata kanë thënë se “i takon Kuvendit tani që t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm kushtetues, në përputhje me vendimin e Gjykatës”.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese si një aktor kyç i sundimit të ligjit, ne iu bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë që ta zbatojnë atë. Tani i takon Kuvendit që t’i bëjë hapat e nevojshëm kushtetues në përputhje me vendimin e Gjykatës”.

“BE iu bën thirrje të gjithë liderëve politikë që të përmbahen nga gjuha provokuese dhe të shprehin mospajtimet e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit