4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Sqarimi i situatës politike dhe ekonomike pas vendimit të Kushtetues

Rekomandime

Njohësi i ekonomisë, Besim Çallaku ka komentuar situatën e fundit politike në vend dhe ndikimin e saj në jetën ekonomike.

- Advertisement -

Sipas tij, politika aktuale është kërcënuese për ekonominë e vendit dhe stabilitetin shtetëror.

“Nuk do komentoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa është ne frymën kushtetuese , e te cilën duhet respektuar , nga se jam ekonomiste, por situatën politike dhe ekonomike e cila duhet ndryshuar”, ka shkruar ai.

Më tej, Çallaku bëri një paralele mes Republikës së Kosovës dhe shteti fqinj, Maqedonisë Veriore.

- Advertisement -

“Si ka mundësi të heshtet fakti se Maqedonia e Veriut ka afër 1 milion te punësuar ne sektorin privat dhe publik e eksport 6 miliardë, e Kosova vetëm 250 000 te punësuar e vetëm 500 milionë eksport. Apo fakti se ne Serbi dhe Maqedoninë Veriore janë instaluar firmat e fuqishme Amerikane , gjermane , zvicerane etj me investime prodhuese duke ngritur punësim dhe mirëqene socio-ekonomike .E ne Kosovë dhe Shqipëri pak ose aspak investitor te aleateve tone strategjik amerikanë e gjerman. Këto fakte duhet te ishin preokupim kryesor i qeverisjeve të kaluara dhe duhet te jene për pretenduesit e ardhshëm për qeverisje”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:

- Advertisement -

Politika aktuale kërcënuese për ekonomin e vendit dhe stabilitetin shtetërore

Nuk do komentoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa është ne frymën kushtetuese , e te cilën duhet respektuar , nga se jam ekonomiste, por situatën politike dhe ekonomike e cila duhet ndryshuar .

LVV doli parti fituese me zgjedhjet e 6 tetorit dhe bene koalicionin e shpresës me LDK , ne te cilin shpresuam dhe besuam me shume se duhej .Kjo shprese u largua shume shpejte me prishjen e koalicionit mes LVV dhe LDK .

LVV nuk gjeti mundësin të vazhdoj qeverisjen me aleat tjetër ne parlament duke kërkuar zgjedhje te reja Por , këtë nuk ja mundësoi Gjykata Kushtetuese duke i dhënë të drejtë formimin e qeverise se re brenda këtij mandati parlamentar .Edhe po te lejonte zgjedhje te reja Gj. Kushtetuese , LVV nëse do dilte e para ,do ta kishte problem te formonte qeveri ne mungese te aleateve ne parlament .

Ne zgjedhjet e 6 tetorit asnjë parti nuk ishte serioze me oferta Nuk përmbushën kriterin kryesor te votuesve qe dy muaj para ditës se votimit te bëjnë program strategjik shtetërore e sidomos program ekonomik mbi zbutjen e varfërisë , papunësisë , te ardhur kombëtare për një banor , normën e zhvillimit ekonomik , eksportin vjetor etj

Duhet ndryshuar këtë praktik shume te keqe , qe te merren te drejtat e qeverisjes me vota e mos te jepet përgjegjësia .Këto duhet te shkojne paralel të drejtat dhe obligimet – përgjegjësitë ne qeverisje

Si ka mundësi të heshtet fakti se Maqedonia e Veriut ka afër 1 milion te punësuar ne sektorin privat dhe publik e eksport 6 miliard, e Kosova vetëm 250 000 te punësuar e vetëm 500 milion eksport Apo fakti se ne Serbi dhe Maqedoninë Veriore janë instaluar firmat e fuqishme Amerikane , gjermane , zvicerane etj me investime prodhuese duke ngritur punësim dhe mirëqene socio-ekonomike .E ne Kosove dhe Shqiperi pak ose aspak investitor te aleateve tone strategjik amerikan e gjerman . Keto fakte duhet te ishin preokupim kryesor I qeverisjeve te kaluara dhe duhet te jene per pretenduesit e ardhshëm për qeverisje

Kjo praktike e qeverisjes vetëm me te drejta për qeverisje dhe pa përgjegjësi duhet te largohet sa me shpejte

Duhet nje revolucion jo ne rruge , kurrsesi por ne programe konkrete te partive dhe votuesve , te cilët duhet to detyrojnë paritë e tyre te bëjnë programe.me shkrim pasi qe fjalët ne tubime dhe media po I merr era dhe votuesit po mbeten te mashtruar ne vazhdimësi

Një cikël virtual shume i rrezikshëm , ndërrim qeverisjeve dhe asnjë hap para .

Është ne dore te votuesve ky revolucion i domosdoshëm a do ti detyrojnë partitë te bëjnë programe. Dhe te japin përgjegjësi morale dhe ligjore për mosrealizim te premtimeve me shkrim .

T e presim programin e qeverise Hoti e te shohim, sa do te përmbushë domosdoshmëritë aktuale programore ne qeverisje . Është ne situatën e kësaj qeverie , a do kemi zgjedhje sivjet apo me vone dhe kur votuesit me votat e tyre do te bëjnë revulucion me vote duke mos ja falur besimin asnjë partie pa program konkret zhvillimor me.shkrim

REVULUCION PO GJITHESESI,ME PROGRAME DHE VOTA , E KURSESI NE RRUGE

Te presim qeverinë Hoti kur po jep mundësin votuesve te bëjnë ndryshime ne partitë e tyre Programi I mire dhe qeverisje e mire e shtynë këtë mundësi , ndërsa program dhe qeverisje jo e mire sivjet votuesit duhet te bëjnë revolucion vetëm me votat e tyre

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit