Tre muajt e pandemisë, Pacolli thotë se kompanisë së tij i kushtuan mbi 200 milionë Euro humbje

0
78

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në intervistën për Gazetën Online “Reporteri.net”, ka rrëfyer edhe për pasurinë e tij multimilionëshe.

Pacolli ka thënë se vetëm gjatë tre muajve të pandemisë COVID-19, kompanisë së tij i kushtojnë diku mbi 200 milionë euro humbje dhe kjo humbje përballohet ende.

Tutje ai ka folur edhe për zemërgjerësinë e tij dhe e ka cilësuar vetën si person shumë emocional e ndoshta edhe naiv.

“Unë jam njeri shumë emocional dhe nganjëherë ndoshta edhe naiv, për arsye se unë e respektoj njeriun, besoj njeriun, jam I lehtë që të mashtrohem por atë që e kam mësuar nga momenti që jam në politikë është që rrallë herë mashtrohem për herën e dytë.”, ka thënë ai