8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Tensionohen protestat në ShBA, vritet një protestues 19-vjeçar

Rekomandime

Një protestues 19-vjeçar është qëlluar për vdekje në Detroit të Shteteve të Bashkuara natën e kaluar gjatë protestave për vrasjen e George Floyd në duart e policisë.

Policia tha se protestuesi u vra pas disa të shtënave në një turmë njerëzish afër distriktit Greektown mbrëmë, kur dhjetëra protestues kishin dalë në rrugë. Raportohet se në këto të shtëna nuk ka qenë e përfshirë policia.

- Advertisement -

Personi i dyshuar kishte dalë nga turma dhe kishte filluar të qëllonte me armë rreth 30 minuta para mesnatës, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Në mbrëmjen e së premtes, policia u përlesh me protestuesit në Detroit. Aty u arrestuan dhjetëra persona.

Shtetet e Bashkuara po përballen me protesta të dhunshme në ditët e fundit pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit