Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese me vendimin pro drekretit të Presidentit Hashim Thaçi, ka dëshmuar se pazarët janë mbi vullnetin e qytetarëve.
Por, Haxhiu shtoi se mbi vullnetin e tyre nuk mund të jetë askush.
Sipas saj, kjo është arsyeja që Lëvizja Vetëvendosje dëshiron zgjedhje.
“Gjykata Kushtetuese na tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit!
Por jo, mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush prandaj #duamzgjedhje”, tha ajo.