Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka repilkuar me të Dërguarin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në Twitter për vendosjen e reciprocitetit të Kosovës me Serbinë.
Lajcak ka thënë se ishte kundër vendosjes së reciprocitet, ndërsa kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishte reaguar duke thënë se vendosja e këtyre masave është e drejtë e cdo shteti sovran.
Edhe Osmani e përkrah këtë mendim të Kurtit, duke shtuar po ashtu se masa është e mbështetur në marrëveshje të arritura me herët me ndërmjetësimin e BE’së.
“Me gjithë respektin, të hedhësh poshtë parimin e reciprocitetit do të thotë të refuzosh marrëveshjet e arritura në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Shumica e tyre i referohen CEFTA-s (e cila përfshin edhe parimet e reciprocitetit) dhe disa kërkojnë në mënyrë të qartë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtare”, shkruan Vjosa Osmani.
Për më tepër, Osmani ka thënë se marrëveshjet i referohen masave reciproke në tregti dhe dokumente dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare, teksa i ka përkujtuar diplomatit sllovak se standardi më i rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare është reciprociteti.
“Ajo që po bën Kosova është pikërisht ajo që po na kërkoni: të zbatojmë marrëveshjet”, ka shkruar Osmani.
With all due respect, rejecting the principle of reciprocity means rejecting the agreements reached in the ?? dialog. Most of them refer to CEFTA (which includes the princ.of reciprocity) and some explicitly call for reciprocity in trade relations. 1/2 https://t.co/Yr1OjXNKTX
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) May 31, 2020