Kryemjeku i spitalit italian: Coronavirusi klinikisht nuk ekziston më

0
115

Alberto Zangrillo, kryemjeku i sptalit San Raffaele të Milanos, është shprehur me terma pozitivë në lidhje me zhvillimin e epidemisë Coronavirus:

“Virusi nuk ekziston më klinikisht, – ka thënë ai në programin Mezz’ora in piu te Rai 3, – sot është 31 maji dhe rreth një muaj më parë kemi dëgjuar epidemiologë që kishin frikë për një valë të dytë në fundin e majit dhe fillimin e qershorit”.

“Në të vërtetë, virusi nuk ekziston më në këndvështrimin klinik. Këtë e thotë universiteti i Vita e Salute San Raffaele, e thotë një studim i bërë nga virologu drejtor i Institutit të virologjisë, profesor Clementi, e thotë profesor Silvestri i Emoy University të Atalntas”.

Zangrillo është i bindur në atë që thotë: “E them me vetëdijen e dramës që kanë jetuar pacientët që nuk ia kanë dalë. Virusi nuk ekziston më në këndvështrimin klinik. Për këtë jap firmën. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për terrorizimin e vendit”./telemedia