“Shokon” Maradona: Më rrëmbyen alienët për tri ditë!

    0
    164

    Ekzistenca e jetës jashtëtokësore, është një çështje që prej vitesh ka ngjallur shumë debate.

    Mbi një milion njerëz konfirmuan praninë e tyre në një ngjarje në Facebook më 20 shtator të quajtur “Zona e Stuhisë 51, ata nuk mund të na ndalojnë të gjithëve”, duke zbuluar kështu se interesi për jetën jashtëtokësore nuk është zhdukur.

    Duket se edhe personazhet e njohur pëlqejnë të flasin për raportin e tyre me jetën jashtëtokësore.

    Personazhi i fundit që bëhet pjesë, është ish-legjenda e futbollit Diego Armando Maradona, njofton noa.al.

    Duke folur për kanalin argjentinas TyC Sports, kur u pyet nëse besonte tek UFO-t, ai tha se është rrëmbyer nga alienët për tre ditë.

    “Një herë, pasi piva, mungova në shtëpinë time për tre ditë. U ktheva në shtëpi dhe thashë që UFO-t më kanë rrëmbyer”, tha ai.

    Megjithatë ai nuk dha shumë informacione lidhur me eksperiencën e tij, ndonëse ka thënë disa herë gjatë karrierës së tij se ka lozur në disa ndeshje pa fjetur fare.

    Është e vërtetë që Maradona njihet, përveç si një nga futbollistët më të mirë në histori, edhe për problemet e tij me drogën dhe alkoolin.

    Gjithsesi se sa e vërtetë është deklarata e tij për rrëmbimin nga alienët, nuk mund të provohet.