0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Situatë shqetësuese në Maqedoni/ Brenda 24 orëve -89 raste të reja me COVID-19 dhe 7 viktima

Rekomandime

Shifra shqetësuese gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar edhe 89 raste të reja me COVID-19, nga 727 testime të bëra.

Raportohet për 7 viktima gjatë ditës së djeshme. 2 nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 2 nga Tetova dhe një nga Struga.

- Advertisement -

Të infektuarit e rinj janë nga: Shkup (35), Kumanovë (12), Tetovë (7), Koçani (4), dhe nga një në Prilep, Gostivar, Strumicë, Gjevgjeli dhe Shën Nikollë.

Janë regjistruar edhe 17 persona të shëruar plotësisht pas dy testimeve të njëpasnjëshme negative.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit