Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i është ankuar ambasaodorit amerikan, Anthony Godfrey për vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës për reciprocitet. Ai ka thënë se vendimet e tilla janë shumë të dëmshme dhe shkelin të gjitha marrëveshjet e mëparshme, duke vështirësuar vazhdimin e dialogut.
Daçiq e ka kthyer në vëmendje deklaratën e emisarit Richard Grenell që kërkonte heqjen e tasës dhe reciprocitetit.
“Vendime të tilla janë shumë të dëmshme, shkelin të gjitha marrëveshjet e mëparshme dhe e bëjnë të vështirë vazhdimin e dialogut, duke kujtuar se ambasadori Richard Grenell më parë i kishte bërë thirrje Prishtinës që të heqë taksat e vendosura në mënyrë të njëanshme dhe masat reciproke”, thuhet në deklaratë.
Ndërsa ambasadori Godfrey ka thënë se është i zhgënjyer në lidhje me vendimin e Kosovës, duke thënë se shpreson se do të hiqen të gjitha kufizimet dhe do të vazhdojë dialogu.