Deputetja nga Unioni Social Demokrat, Duda Balje ka konfirmuar për Ekonomia Online se partia e saj do ta votojë nesër Qeverinë Hoti.
Bale deklaroi se kanë nënshkruar me Lidhjen Demokratike të Kosovës për programin qeverisës.
Ajo potencoi se me LDK-në kanë biseduar edhe për disa pozita, por tha se është e rëndësishme se do të jenë pjesë e Qeverisë për të ndihmuar komunitetin e tyre.
“Kemi bërë marrëveshje me LDK-në, unë mendoj se nesër do ta votojmë Qeveria e Re. Kemi biseduar për planin qeverisës”.
“…ne kemi provuar që çdo gjë në të mirë të komunitetit tonë e kemi vendosur në programin qeverisës gjë që është më e mirë se postet”.
“Ka qenë diçka pozitive dhe kemi bërë një program të mirë, për pozita kemi biseduar për disa poste por e rëndësishme që ne do të jemi pjesë e Qeverisë”, u shpreh Balje.