Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpënd Ahmeti, ka bërë të ditur se 7 rastet e reja janë familjarë të rastit të djeshëm.
Ai bëri thirrje që qytetarët të i përdorin maskat gjatë daljes në publik.
Njoftimi:
Nga 13 raste të reja sot në Kosovë, shtatë në Prishtinë. 6 prej tyre, familjarë të një rasti të djeshëm. Ju lutemi kujdes këto ditë. Së paku maskat janë mbrojtja minimale që duhet të praktikojmë. Vazhdojmë drejt rihapjes së plotë me kujdes.