0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Seanca për votim të qeverisë/ Presidenti nuk merr ftesë për të qenë i pranishëm

Rekomandime

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ende nuk ka pranuar ftesë që të marrë pjesë në seancën e sotme të votimit të Qeverisë së Kosovës, transmeton IndeksOnline.

- Advertisement -

Burimet e IndeksOnline brenda Kuvendit të Kosovës kanë thënë se kryetarja Vjosa Osmani nuk i ka dërguar akoma ftesë presidentit për këtë seancë cila pritet të nis në orën 11:00.

Rikujtojmë se edhe në seancën kur është votuar qeveria Kurti, presidenti nuk kishte pranuar ftesë për të qenë i pranishëm.

Por në të kaluarën në momentet e para që është caktuar seanca për votimin e qeverisë, ftesë zyrtare i është dërguar gjithmonë presidentit të vendit, që si kreu i shtetit me interes të veçantë të jetë prezent gjatë seancës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit