Sonte janë konfirmuar 19 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, një prej tyre nga Komuna e Obiliqit, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi ka njoftuar se rasti në fjalë është punëtor në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
“Sipas njoftimeve të IKSHPK-së, në Obiliq kemi një rast të ri pozitiv me Covid-19 në fshatin Milloshevë, rasti në fjalë është rast kontakti, punëtorë në Korporatën Energjitike të Kosovës,në mihjen sipërfaqesore në Bardh”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./