4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Prokuroria hap dosje për truprojat e Thaçit

Rekomandime

Prokuroria e Prishtinës është duke e trajtuar rastin e arrestimit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje nga truprojat e Presidentit Hashim Thaci.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori special Besim Kelmandi pasi zyra Ligjore e KALLXO.com ka dërguar informacione te Kryeprokurori i Shtetit në lidhje me arrestimin e protestuesit për një fjalë goje.

- Advertisement -

“Ju njoftojmë se kjo çështje është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore ne Prishtine”, ka thënë shkurt prokurori Besim Kelmendi.

Dy ditë më parë njëri nga pak protestuesit e mbledhur në shesh, shprehi pakënaqësinë e tij kundër votimit të Qeverisë Hoti, duke thirrur “hajn, hajn”.

Pas këtyre fjalëve, nga prapa i ishin sulur dy truprojat e Presidentit Hashim Thaçi të cilët e kishin identifikuar se nga po vinte zëri dhe i ishin sulur pas protestuesit.

- Advertisement -

Pasi e kishin e kishin ndaluar dhunshëm, truprojat e arrestojnë atë për një fjalë goje dhe e dorëzojnë te zyrtaret policorë.

E gjithë kjo rrëmujë ishte filmuar nga gazetari i portalit ‘Indeksonline”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit