3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kurti e llogarit edhe Vjosa Osmanin opozitë të Qeverisë Hoti

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Qeveria Hoti, nuk është qeveri, e cila do të qeverisë pasi sipas tij, me të, do të qeverisë presidenti Hashim Thaçi. Kurti thotë se protestat kundër qeverisë janë të pashmangshme dhe se ato, siç thotë ai, do të vijnë shpejt.

Kurse sa i takon mundësisë se një marrëveshjeje me Serbinë, e negociuar nga presidenti dhe kryeministri, Kurti thekson se nuk do të ketë marrëveshje, sepse thotë ai, ‘Thaçi e Hoti, nuk kanë kapacitet për t’u përballur me Serbinë’.

- Advertisement -

“Tash, Qeveria Hoti është qeveri koti. Kjo nuk është qeveri e cila do të qeverisë. Kjo është qeveri, me të cilët do të qeveriset, qartazi (nga) presidenti, klani ‘pronto’.

Këtyre të korruptuarve që u goditën nga katër muaj të qeverisës së mirë, iu leverdis një qeveri koti.

Andaj, ne do ta bëjmë betejën tonë edhe brenda Kuvendit, edhe jashtë.

- Advertisement -

Grupi ynë parlamentar do t’i marrë vendimet se kur, për çka, cilës gjykatë do t’i adresohet.

Por, natyrisht që bëhet fjalë për një qeveri të dobët, jetëshkurtër, por ne do të kujdesemi që të mos e ketë dëmin e madh’, tha Kurti në një intervistë për REL.

- Advertisement -

Protestat janë të pashmangshme, protestat do të jenë paqësore dhe ne jemi partia më e madhe në Kosovë.

Jemi partia e parë në Kosovë, jemi subjekti politik kryesor e më i fuqishëm në Republikën e Kosovës.

Andaj, mendoj se me një qeveri të tillë të dobët, një opozitë kaq e fuqishme që përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ndokush tjetër, duke e theksuar këtu në veçanti kryeparlamentaren Osmani, padyshim se i ka të gjitha mjetet e duhura për rezultatin e nevojshëm – e këto janë zgjedhjet e reja dhe shkurtimi i jetës së qeverisë së paligjshme”, theksoi Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit