11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Reagon një tjetër zyrtar i LDK-së kundër kryeministrit Hoti: Dullo me hyxhym të madh kundër Kosovës e ke nisë

Rekomandime

Zyrtari i LDK-së, Rexhep Gjergji, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Qeverisë Hoti.

Gjergji përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se qeveria e kontrabanduar e Kosovës mori vendim ta heq reciprocitetin me Serbinë, dhe se sipas tij, kjo në fakt do të thotë që Qeveria e Kosovës nuk e njeh Kosovën shtet të barabartë me shtetet tjera.

- Advertisement -

Me tej ai shprehet se kryeministri Hoti, “me hyxhym të madh kundër Kosovës e ka nisë. Shefi yt ka histori të pa lavdishme”.

Ja shkrimi i tij:

Sot qeveria e kontrabanduar e Kosovës mori vendim ta heq reciprocitetin me Serbinë.

- Advertisement -

Kjo në fakt do të thotë qē Qeveria e Kosovës nuk e njeh Kosovën shtet të barabartë me shtetet tjera, e aq ma pak me Serbinë.

Dhe Isa Mustafa paska thënë se ky është vendim i guximshëm i Qeverisë.

- Advertisement -

Kështu ka pas thënë edhe në vitin 1989 kur Kosovës me dhunë ju suprimua statusi federal që kishte në ish federatën jugosllave dhe u pushtua me tanksa nga Serbia.

E tash Ramushi çka do të bëjë me kauzën e tij?

Ky është rezultati i parë i vizitës së tij në mesnatë me Thaqin(djalin e Brojës) te deputeti i NISM-ës.

Të tjerat do të shihen në vazhdim

Dulloo…. me hygjym të madh kundër Kosovës e ke nisë. Shefi yt ka histori të pa lavdishme

Rexhep Gjergji

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit