4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

U prezantua si polic, e dërgoi një femër te garazhet e PTK’së, e detyroi të zhvishet kinse për ta testuar për Covid-19

Rekomandime

Policia e Kosovës, ka arritur të arrestojë një person, i cili para rreth një muaji kishte abuzuar seksualisht me një femër të cilës i ishte prezantuar si polic.

- Advertisement -

Gazeta Online Reporteri.net, nga burime brenda policisë, mëson se të premten është arrestuar personi i quajtur Ramush Salihu, i cili më datë 11 maj rreth orës 17:00, i ishte prezantuar rrejshëm një femre se është polic.

Ai e kishte dërguar atë te garazhet e Postës së Madhe, dhe kishte filluar ta puth, dhe ta prekë në vende intime të trupit.

Më pas, e kishte detyruar të zhvishet duke i thënë se do t’i kryente një testim nëse ishte e infektuar me virusin Covid-19.

- Advertisement -

Nga burime në Policia, Gazeta Online Reporteri.net, mëson se pas hetimeve për gati një muaj, dje policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin Ramush Saliu.

Siç mësohet, ai gjatë intervistimit ka pranuar se e ka kryer veprën për të cilën e kishte denoncuar viktima.

- Advertisement -

Policia pas arrestimi të tij, ka gjetur se i njejti person ishte dyshuar edhe në vitin 2018 për një vepër të ngjashme, dhunim. /Reporteri.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit