Dje MCC ka zhbllokuar fondin prej mbi 200 milionë dollarësh, pasi Qeveria Hoti zhfuqizoi vendimin për masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu tha se miqësia, besnikëria dhe bashkëveprimi i ndërsjellë mes ShBA-ve dhe Kosovës, fryt i vizionit perëndimor euroatlantik, rezulton në veprime dhe projekte konkrete./kosovaime.tv
Postimi i plotë:
Miqësia, besnikëria dhe bashkëveprimi i ndërsjellë mes ShBA-ve dhe Kosovës, fryt i vizionit perëndimor euroatlantik, rezulton në veprime dhe projekte konkrete.
Dje MCC ka zhbllokuar fondin prej mbi 200 milionë dollarësh menjëherë pasi që Qeveria e Kosovës largoi pengesat për vazhdimin e dialogut.