4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Avdyli i del në krahë Osmanit: Kur do flasim ne të vertetën, atëherë keni me mbetë pa fjalë

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj akuzave të disa individëve në adresë të familjes së kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Ai thotë se kur këtyre shqipfolëseve shpifës iu dalin rrenat , mashtrimet, dhe iu zbulohen qëllimet e mbrapshta që pushtetin e kanë vetëm si trampolinë për pasurim personal e grupor atëherë duhet zbuluar armiq të bazuar në shpifje ,shpesh edhe imagjinar

Ky është postimi i plotë i tij:

Proletarët e të gjitha ngjyrave ,janë bashkuar në fyrje , në shpifje , janë bërë bashkë si asnjëherë më parë.

- Advertisement -

Ideatorët e tyre të edukuar me frymën Serbe bazë e kanë maksimën Serbe – Shpif ,Shpif ,Shpif se diçka mbeten.

Kur ketyre shqipfolëseve shpifes iu dalin rrenat , mashtrimet, dhe iu zbulohen qëllimet e mbrapshta që pushtetin e kanë vetëm si trampolinë për pasurim personal e grupor atëherë duhet zbuluar armiqë të bazuar në shpifje ,shpesh edhe imagjinar.

- Advertisement -

Ne dimë shumë gjëra për ju, ne nuk do të ndalemi sepse nuk frikohemi nga mbllaqitjet e juaja.

Sepse fundi juaj i palavdë politik, do jetë më i shpejtë sesa mund ta imagjinoni.

Kur do flasim ne , do e flasim të vertetën dhe vetëm të vertetën, atëherë keni me mbetë pa fjalë.

Dhe heshtja juaj publike ka për tu përcjellë gjatë.

Ky vend ka shpresë . Sepse ka pas dhe akoma ka njerzë të ndershëm e ju sdo arrini kurrë ta kuptoni pse nuk jemi si ju.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit