Raif Osmani, ka thënë se kurrë në jetën e tij nuk ka punuar për sistemin jugosllav, paralajmëron padi për Thaçin.
Del shpesh për t’u shëtitur rrugëve të qytetit të Mitrovicës.
Si pensionist, Raif Osmani, tash ka kohë të lirë për të kaluar në qetësi ditët me familjen dhe miqtë e tij këtu në lagjen Bajr të Mitrovices.
Por janë disa zhvillime në Prishtinë që ia kanë prishur qetësinë, babait të Vjosa Osmanit.
Kohëve te fundit ai u akuzua se i ka shërbyer ish sistemit.
Madje ne media ka qarkulluar edhe një fotografi kur pretendohej se një person i veshur me uniforme te policisë serbe ishte babai i i kryetares së Kuvendit.
Por gjithë këto akuza i ka hedhur poshtë Osmani.
Në një bisedë për T7 ai tha se asi asnjëherë s’ka qene pjesëtar i policisë serbe.
Ndërkaq, akuzat ndaj tij ai i quajti shpifje.
Etiketimeve në adresë të familjes së Osmani u është bashkuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaci.
Ai në Klan Kosova, ka thënë se familjar të Osmanit i kanë shërbyer ish sistemit.
Sigurisht se dika e tillë e ka bërë të ndjehet keq Raif Osmanin.
Ndërkohë për këto akuza ka folur edhe Drejtori Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë, Halil Barani.
Barani deklaroi se në dokumentacionin qe ky këshill posedon nuk ka asnjë të dhënë se Osmani ka shërbyer në ish policinë Serbe.
Sipas këtij Këshilli, Osmani kishte punuar si referent në Sekretariatin Komunal të Mbrojtjes Popullore.
Për më tëpër, Berani tregon se Osmani ishte arrestuar.
Vlerësime për babain e Vjosa Osmanit kanë edhe qyetarët e Mitrovices.