3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Dikur ishte kundër ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit, Hoti tani deklarohet ndryshe

Rekomandime

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ishte njëri nga zyrtarët më të zëshëm të LDK-së që kundërshtoi idenë e realizimit të Autostradës së Dukagjinit.

Por tani kjo gjë ka ndryshuar, pasi Hoti është pro ndërtimit të kësaj autostrade.

- Advertisement -

Madje ai tha se e gjithë kjo ka të bëjë me koalicionin dhe se partitë kanë elektorat të ndryshëm që presin t’u realizohen premtimet e bëra më parë.

Për aq kohë sa një parti politike nuk fiton mbi 50% të elektoratit nënkupton se elektorati ka qëndrime të ndryshme që duhet të harmonizohen brenda një koalicioni. Qëndrimi jonë si LDK ka qenë se s’ka nevojë të ndërtohet Autostrada e Dukagjinit, qëndrimi i AAK-së është që të ndërtohet autostrada, ne kemi arritur një kompromis që kjo të bëhet pjesë e programit qeverisës, në përputhje me buxhetin që do të kemi do t’i hyjmë këtij projekti. Për aq sa është e mundur të ndjekim trasën ekzistuese, me koston që s’është ngarkesë për buxhetin e Kosovës”, tha Hoti.

Ai në Rubikon tha se asnjë autostradë s’është e dëmshme për Kosovën dhe se në momentin kohor do të dihet edhe shpenzimet për këto autostrada por që tani prioritet është rimëkëmbja ekonomike.

- Advertisement -

Ne kemi mbështetje të caktuar të elektoratit, për politikat tona programore, partitë tjera në këtë rast AAK ka mbështetje të caktuar dhe për të bashkëqeverisur duhet të respektojmë vullnetin e pjesës së caktuar të elektoratit.

Asnjë autostradë s’është e dëmshme për Kosovën.

- Advertisement -

Në momentin kohor do të shihen shpenzimet ato dhe prioritet që ka vendi, tani kemi prioritet rimëkëmbjen ekonomike.

Gjatë këtij viti s’ka mundësi për autostrada, por gjatë kohës së ardhshme besoj se bashkë me partneret e koalicionit do t’i gjejmë dakordimet nëpër sektorë të ndryshëm dhe ai program qeverisës”, tha Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit