10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Republika e Kosovës vendi i parë në Europë që nuk shtyp më gazeta

Rekomandime

Nëpër kioska e të dyqaneve në Kosovë më nuk do të mund të gjeni gazeta të shtypura. Teknologjia dhe rritja enorme e numrit të mediave online ka bërë që Kosova të mbetet pa një prej formave tradicionale të gazetarisë.

- Advertisement -

Të gjitha gazetat të cilat janë shtypur në vend si Kosova Sot, Zëri, Koha Ditore, Epoka e Re e të tjera, tashmë kanë mbetur vetëm në versionin e tyre online (portale), duke e bërë Kosovën me gjasë vendin e parë në Evropë ku nuk printohen më gazeta.

Përjashtim bën vetëm Koha Ditore e cila ende u jep mundësi lexuesve që të gjejnë versionin e gazetës në formën online dhe pa pagesë. Nuk dihet nëse ky medium do të vazhdojë pas pandemisë të shpërndajë versionin e shtypur të gazetës.

Ata që e kanë pasur gazetën si pjesë të ritit të kafesë së mëngjesit tashmë do t’iu duhet ta zëvendësojnë atë me një smart-phone, i cili të krijon mundësi shumë më të mëdha për të marrë informacione edhe në kohë reale për ngjarjet që ndodhin në vend, rajon e botë.

- Advertisement -

Gazeta Express ka qenë mediumi i parë në vend që ka ndaluar së botuari gazetën në mënyrë të shtypur dhe që ka kaluar në versionin online. Nga një gazetë e shtypur Express kishte kaluar në versionin e mediumit online më 22 mars 2013.

Derisa në vendet e rajonit situata nuk është e njëjtë. Në Serbi dhe Maqedoni të Veriut ende vazhdon shitja e gazetave në formë të shtypur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit