13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Dy kadetët e parë kosovarë në SHBA: Jemi krenar që Trump do dëgjoj për suksesin e Kosovës!

Rekomandime

Për herë të parë dy kadetë nga Kosova do të diplomojnë në Akademinë më prestigjioze ushtarake në SHBA, Ëest Point.

Dy kosovarët, Arelena Shala dhe Yll Dalladaku, kanë shkruar historinë sot, shkruan IndeksOnline.

- Advertisement -

Arelena Shala në një intervistë ka thënë se ndihet shumë krenare kur në skenë do të thirret emri i Kosovës dhe presidenti i SHBA-së do të dëgjoj për suksesin e vendit të saj.

“Kjo më bën të ndihem edhe më shumë krenare, pasiqë kur ec në skenë më thirret emri, gjithashtu edhe i Yllit, gjithashtu do të përmendet edhe emri i Kosovës, dmth jam edhe më shumë krenare që presidenti i SHBA-ve do ta dëgjoj dhe do të dij se Kosova ka qenë e suksesshme edhe në “West Point”

Nuk kam qenë e vetme në këtë rrugëtim e sigurt që do t’ia dedikoja arritjet e mija edhe shumë të tjerve, familjes sime dhe miqët e mi por mbi të gjitha do ta falënderoja FSK dhe SHBA-të që më kanë mundësuar të jem këtu”, tha ajo në VOA.

- Advertisement -

Ndërsa, Yll Dalladaku, tha se është ndjenjë e jashtëzakonshme të përfaqësosh Kosovën në vend si “Ëest Point”.

“Aq më tëpër ndihem krenar që kam përfaqësuar imazhin e vendit tim në një vend si Ëest Point ku përfaqsohen shumë shtete.

- Advertisement -

Besoj se të gjitha aftësit dhe dituritë që kemi fituar këtu kanë qenë për mua jashtëzakonisht e veqantë. Ka qenë përgjegjësi e madhe që ta prezantoj Kosovën por ka qenë edhe motivim jetësor.

Është ndjenjë e jashtëzakonshme të përzantosh diqka që është më e madhe se vetja jote dh ekjo më ka shtyrë që të kujdesem më shumë për të tjerët sesa për vetën”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit