4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

​Ftesa e Grenellit për dialog, Pacolli: S’mund t’i hidhërojmë miqtë tanë amerikanë

Rekomandime

Ish-shefi i diplomacisë së Kosovës Behgjet Pacolli ka deklaruar sot se ftesa e emisarit amerikan Richard Grenell për vazhdimin e dialogut më 27 qershor në Uashington dhe vizita e nesërme e emisarit evropian Mirosllav Lajçak në Prishtinë, është tregues i qartë se Perëndimi kërkon zgjidhjen e shpejtë të problemit të hyrjes së Kosovës në OKB dhe organizatat ndërkombëtare.

Në një postim në Facebook, kryetari i AKR-së ka shkruar se Kosova s’mund të hidhërojë miqtë e saj amerikanë dhe evropianë me të cilët ishin së bashku në vitin 1999.

- Advertisement -

Ne duhet t’ i jemi mirënjohës presidentit Trump që nëpërmjet angazhimit vendimtar të ambasadorit Grenell i dha energji të re dialogut dhe shtyu dhe BE të ishte më aktiv. Ne si Kosovë duhet t’i jemi mirënjohës këtij aksi dhe të heqim dorë nga ëndërrimet se mund të luajmë midis BE dhe SHBA-së apo midis demokratëve dhe republikanëve në fushatën zgjedhore amerikane”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Thirrja që negociatori i Presidentit amerikan Trump, ambasadori Grenell i ka bërë palëve të dialogut Kosovë- Serbi; ardhja e kryenegociatorit europian Lajçak nesër në Prishtinë, është tregues i qartë se Perëndimi, pa dallim kërkon ta zgjidhë shpejt problemin e hyrjes së Kosovës në OKB dhe organizatat ndërkombëtare.

- Advertisement -

Po ne?

Perëndimi ishte bashkë kur na çliroi dhe bashkë duhet të jetë dhe sot.

- Advertisement -

Këtë i thashë dy vjet më parë homologut tim gjerman Heiko Mass në misionin e vendit të tij në OKB: ne besojmë se aksi amerikano gjerman, anglez, francez e Italian, duhet të jetë faktori kryesor për perfundimin e suksesshëm të dialogut Kosovë- Serbi.

Ne duhet t’ i jemi mirënjohës Presidentit Trump që nepermjet angazhimit vendimtar të Ambasadorit Grenell i dha energji të re dialogut dhe shtyu dhe Bashkimin Europian të ishte më aktiv.

Ne si Kosovë duhet t’i jemi mirenjohës ketij aksi dhe të heqim dorë nga ëndërrimet se mund të luajmë midis BE dhe SHBA-ve apo midis demokratëve dhe republikanëve në fushatën zgjedhore amerikane.

Sot kur Serbia ka marrëdhënie shumë të mira me Rusinë, Kinën, BE-në, Indinë dhe duan të forcojnë marrëdhëniet me SHBA-të, ne kosovarët, s’ mund të hidhërojmë miqtë e sigurt- amerikanët dhe miqtë tanë europianë që ishin bashkë në 1999 dhe na dhanë atdheun.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit