7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Xhafer Tahiri: Mbyllja e Vushtrrisë është ngjarja më e rëndë që më ka ndodhur – apeloj për kujdes

Rekomandime

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka folur rreth situatës me koronavirus në komunën që udhëheq.

- Advertisement -

Tahiri në Edicionin Special në Klan Kosova ka thënë se situatën e kanë ende nën kontroll, veçse apeloi tek qytetarët që tu përmbahen rekomandimeve të dhëna nga IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kemi 217 qytetarë që janë infektuar me covid-19 nga të cilët 48 janë shëruar ndërkohë kemi dy qytetarë që për fat të keq kanë ndërruar jetë dhe kemi aktualisht 169 raste aktive në komunën e Vushtrrisë”

“Në fazën e parë kur të gjithë ishim të mbyllur arritëm ta menaxhojmë mirë, rasti i parë ka ardhur nga Norvegjia dhe prej aty ka filluar përhapja e virusit. Lufta me pandeminë është një luftë e vazhdueshme, ku disa beteja do i fitojmë e disa të tjera do i humbim por ajo që kemi mësuar gjatë pandemisë është se bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve është esencial në këtë kohë”.

- Advertisement -

Tahiri njoftoi se vazhdimisht inspektorët komunal bëjnë kontrolle në lokale e dyqane dhe nuk përjashtoi mundësinë e gjobave për ato biznese që nuk u përmbahen rekomandimeve.

“Në institucionet komunale nuk lejohet me hy pa maska, në biznese ka kontrolle të vazhdueshme dhe të gjithë punëtorët mbajnë maska por në qytet shoh edhe njerëz pa maska”.

- Advertisement -

“Manuali i sotëm i aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë na hap mundësinë që të shqiptojmë gjoba ata që nuk respektojnë masat dhe nga nesër do fillojmë të inspektojmë lokale ku edhe mund të mbyllim e këtu do të jemi shumë strikt pasi është dashur shumë më herët të kemi këso masa ku mund të shqiptojmë gjoba dhe ndëshkime tjera për mos përhapje të virusit”.

Tahiri mes tjerash tha se faza e fundit e lehtësimit të masave u keqkuptua.

“Faza e fundit e hapjes nuk është menaxhuar si duhet pasi që u mendua se virusi përfundoi”.

“Rritja e rasteve nënkupton se ka pasur lëshime në proces”.

Tahiri mes tjerash bëri të ditur se rritja e rasteve ka ardhur nga vizitat familjare.

“Deri tek rritja e rasteve në Vushtrri ka ardhur si pasojë e vizitave të pakontrolluara familje, ne e dimë saktë si ka ardh deri në 257 raste”.

Tahiri mes tjerash tha se nuk do të dëshironte që qyteti i Vushtrrisë të mbyllej sërish.

“Mbyllja e qytetit të Vushtrrisë për mua si kryetar ka qenë ngjarja më e dhimbshme që më ka ndodhur si kryetar, të shohësh lokale dhe dyqane të mbyllura ishte e rëndë dhe kjo padyshim se e ka rënduar gjendjen ekonomike dhe psikike të njerëzve, për këtë them se me lehtë është të ruhemi sesa të mbyllemi sërish”.

Tahiri nuk deshi të komentojë shumë rreth Qeverisë dhe zhvillimeve politike në vend duke thënë se prioritet i tij mbetet Vushtrria.

“Personalisht si kryetar i komunës kam qenë 100% i fokusuar vetëm në komunë e sidomos tash mas rritjes së rasteve dhe ky është prioriteti im si i pari i qytetit të Vushtrrisë, besoj se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme të ballafaqohet në dialog. 20 vitet e fundit besoj që kemi pasur mjaftushem njerëz që na kanë përfaqësuar mirë në këto bisedime, besoj që nuk do të bëhet ndodnjë marrëveshje e dëshme”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit