I gjithë stafi i një restoranti (të njohur për redaksinë) në Prishtinë është infektuar me koronavirus.
Në fakt bëhet fjalë për një prej vendeve më të frekuentuara të qytetit që ndodhet në ‘Rrugën B’.
Burime të Gazetës Metro kanë konfirmuar se stafi i këtij restoranti është diagnostifikuar me Covid-19 ditëve të fundit.
Gazeta ka provuar të kontaktojë me Ministrinë e Shëndetësisë për të marrë një konfirmim, mirëpo ende po pret për një përgjigje.
Metro e di emrin e kafiterisë e cila ndodhet në rrugën B dhe sot po ashtu ata nuk e kanë ndalur punën, po ashtu emri do të bëhet pas pak publike edhe në portalin tonë pas konfirmimit edhe zyrtar nga MSH.