7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Hoti i fton liderët e partive në zyrë për t’u koordinuar para udhëtimit në Washington

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka ftuar liderët e partive politike për një takim të përbashkët nesër para udhëtimit në Washington.

Hoti ka shkruar në Facebook se këtë ftesë e ka bërë me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit për procesin e dialogut në Serbinë.

- Advertisement -

Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Washington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit!”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se Emisari Special i Presidentit Trump, Richard Grenell ka ftuar Kosovën dhe Serbinë për një takim në Washington më 27 qershor.

- Advertisement -

Delegacionin kosovar do ta përfaqësojnë Kryeministri Avdullah Hoti dhe Presidenti Hashim Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit