E dhimbshme, kjo çfarë i ndodhi Granit Xhakës kundër Cityt

    0
    99

    Granit Xhaka është lënduar duke u detyruar të largohet nga ndeshja qysh në minutat e parë, raporton Insporti.com.

    Xhaka lëndoi nyjën e këmbës gjatë një përplasje me bashkëlojtarin e tij Guendozi. Mesfushori shqiptar nuk arriti të vazhdonte ndeshjen për shkak të dhimbjeve të mëdha.

    Ai u zëvendësua me mesfushorin spanjoll Dani Ceballos.

    Nga minuta e parë për Arsenalin, është edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi.

    Arsenali është duke u përballur me Manchester City në kuadër të xhiros së 29 të Premier Ligës.

    Premier Liga rifilloi sot pas një pauze tre mujore për shkak të pandemisë “Covid19”.

     

    Ndeshja e parë u zhvilluar ndërmjet Aston Villës dhe Shefield United, e cila përfundoi pa fitues