Dy ditë pas shkarkimit të saj nga pozitat udhëheqëse në LDK, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka treguar se a do të vazhdojë të jetë anëtare e thjeshtë e partisë së Isa Mustafës.
E pyetur nga KosovaPress për këtë çështje, Osmani duke mos dashur të përgjigjej ka thënë se e rikonfirmon secilën fjalë që e ka shkruar të shtunën në Facebook.
“Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që e kam thënë, vetëm e rikonfirmojmë secilën fjalë që e kam thënë”, tha ajo.
Kështu u shpreh kryeparlamentarja pas vizitës që bëri në Obiliq.