Gjuajti ‘plazmat’ në oborrin e qeverisë kur drejtohej nga Kurti, aktivisti i AAK-së bëhet zv.ministër

0
123

Driton Bardheci i cili është kryetar i Aleancës së të Rinjve të Kosovës, është emëruar si zëvëndësministër në Ministrinë e Arsimit që e drejton Ramë Likaj.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga vetë Bardheci në Facebook, i cili tutje ka falënderuar kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinajn për besimin e dhënë.

Driton Bardheci, u bë i njohur në një aksion protestues të Rinisë së AAK’së, para qeverisë së Kosovës, në kohën kur kjo udhëhiqej nga Albin Kurti, e që kishte të bënte me vendimin për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

“Këtë plazma ia lëmë z.Kurti”, është thënja me të cilën u bë i njohur ai derisa protestoi për mos-heqjen e taksës.