3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Lladrovci: Lajmi tronditës se do të akuzohen Thaçi e Veseli më shqetësoi tej mase

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka reaguar ndaj ngritjes së aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

- Advertisement -

Ai këtë e ka quajtur lajm tronditës, derisa ka thënë se kjo e ka shqetësuar tej mase.

Ky është postimi i plotë:

Në kohën kur presim që shteti ynë të marrë përkrahje për fuqizimin e shtetësisë, sundimin e ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve, ne marrim lajm të padrejtë, nga institucioni i drejtësisë!

- Advertisement -

Dy udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, deri më tani ishin të vetmit që nuk janë ndjekur penalisht. Lajmi tronditës se do të akuzohen, më shqetësoi pa masë.

Tashmë, të gjithë drejtuesit madhor të UÇK-së, e përjetuan përndjekjen.

- Advertisement -

Edhe drejtësia ndërkombëtare e di, ashtu sikurse të gjithë ne e dimë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë e pastër dhe e drejtë.

Asnjë tendencë për të njollosur udhëheqësit tanë, në asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund të ketë sukses.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit