3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kryeministri Hoti nuk shkon në Washington: Anulon takimin në Shtëpinë e Bardhë

Rekomandime

Pas aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, situata dhe ngjarjet politike kanë marrë kahje krejtësisht tjetër në arenën ndërkombëtare, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka konfirmuar se kryeministri Avdullah Hoti nuk do të shkon në takimin e 27 qershorit në Washington.

Haziri ka thënë se kryeministri Hoti nuk do të shkon të takohet me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë, takim ky që pritej të mbahej me ndërmjetësim të Richard Grenell, të dërguarit special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Nënkryetari i LDK’së ka thënë se kjo vjen pasi Hashim Thaçi nuk do të jetë dhe kështu që ky takim nuk do të zhvillohet.

- Advertisement -

“Nuk do të ketë takim. Takimi i planifikuar në Shtëpinë e Bardhë, pasi Kosova nuk ka delegacion më. Prej 4 muajsh, gjykatësi i gjykatës speciale duhet të vendosë. Thuhet se ka edhe emra të tjerë, por këtë herë është nisur nga emrat më të njohur. Në këtë rast po flasim për presidentin dhe kreun e opozitës”, tha Haziri.

“Hoti ka një axhendë të planifikuar në Bruksel. Delegacioni i Kosovës për në Shtëpi të Bardhë nuk është i plotë. Duhet pjekuri politike dhe dialog i brendshëm, për të gjetur rrugën më të mirë për popullin e Kosovës”, deklaroi Lutfi Haziri në Syri tv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit