0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

SHBA beson që dorëzimi i aktakuzës paraqet hap përpara në procesin e drejtësisë dhe pajtimit

Rekomandime

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend, ku Prokuroria e Specializuar njoftoi një ditë më parë se ndaj Presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli, ka dorëzuar aktakuzë për shqyrtim nga Gjykatën Speciale.

Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë thënë Klan Kosovës se ky proces ka qenë në rrugëtim e sipër për 20 vjet.

- Advertisement -

Ky njoftim ka qenë duke u përgatitur qe 20 vjet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxisin Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e pavarur të Prokurorit të Specializuar për t’ju përmbajtur mandatit të tyre përderisa ky rast vazhdon përmes sistemit të drejtësisë”.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë thonë se dorëzimi i aktakuzës së paralajmëruar paraqet një hap përpara në procesin e drejtësisë dhe pajtimit në Ballkanin Perëndimor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se dorëzimi i aktakuzës së paralajmëruar nga Zyra e pavarur e Prokurorit të Specializuar paraqet hap përpara në procesin e drejtësisë dhe të pajtimit në Ballkanin Perëndimor”.

- Advertisement -

”Ky njoftim është thelbësor për avancimin e sundimit të ligjit dhe të drejtësisë për viktimat në Kosovë, si dhe për ta shtyrë vendin përtej kësaj periudhe të tmerrshme dhe për t’ju bashkuar komunitetit euroatlantik”, ka thënë Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit