3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Tribunali i mbështetur nga BE njollosi publikisht Hashim Thaçin

Rekomandime

Ky tribunal i mbështetur nga BE’ja ka stigmatizuar publikisht Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke prishur planet e SHBA’së për një samit për Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

Sipas shkrimit të portalit EU Observer kjo është hera e parë që ky tribunal shfrytëzohet si mjet për të turpëruar dëshmitarët publikisht. Një njoftim shkruhej se në këtë fazë ‘mbetet vetëm akuzë’, megjithëse pretendohej se akuza mund të dëshmohet përtej një dyshimi të arsyeshëm.

Aty shkruhej se Presidenti Thaçi është i pari që tentohet të turpërohet publikisht duke theksuar se akuza ndaj tij ishte përshpejtuar pasi ‘besohej se ai kishte bërë fushatë sekrete për të shfuqizuar ligjin që krijoi gjykatën speciale”. Kjo u theksua në kumtesën e Prokurorisë Speciale për dorëzimin e padisë.

Përveç Thaçit i vetmi i emëruar ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

- Advertisement -

Shërbimi i BE’së theksoi pavarësinë e Gjykatës Speciale duke mohuar të komentoj rreth akuzave ndaj Thaçit. Por, megjithatë mbështeti tregimin e gjykatës se Thaçi kishte bërë fushatë për të minuar tribunalin.

Sipas BE’së gjykata dhe prokuroria speciale duhet të lihen të lira “të bëjnë punën e tyre…pa ndërhyrje nga jashtë”.

- Advertisement -

Respektimi i sundimit të ligjit “është element thelbësor për progresin e Kosovës në rrugëtim drejt integrimit në BE dhe për përkushtimin e BE’së me Ballkanin Perëndimor” shtohej në kumtesën e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit