Presidenti Hashim Thaçi mbërriti në Tiranë rreth mesditës. Ai ndodhej në Vienë prej dy ditësh, kryeqyteti austriak ishte ndalesa para nisjes për në Washington, por ngritja e akuzave ndaj tij e la në mes këtë vizitë.
Ndërsa pritej që të vinte direkt në Kosovë, Presidenti Thaçi zbriti në Tiranë e më pas i është drejtuar jugut të Shqipërisë. Top Channel ka siguruar fotot e tij në një restorant të njohur ku Presidenti dhe shoqruesit e tij kanë drekuar.
Të dielën në mbrëmje ai ka premtuar se do të jetë në Prishtinë dhe do të flasë nga zyra e tij.